Viti i ri shkollor, Meta ulet në bankën e parë me nxënësit

Shqipëria

Viti i ri shkollor, Meta ulet në bankën e parë me nxënësit

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 10:26
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur një formë ndryshe për të uruar nxënësit për nisjen e vitit të ri shkollor.

I ulur në bankat e një shkolle krah mësueses, Meta uron një vit të mbarë dhe plot arritje në rrugën e dijes veçanërisht për ata që ulen për herë të parë në bankat e shkollës.

“Një vit të mbarë dhe me plot arritje të shkëlqyera në rrugën e dijes, veçanërisht për vogëlushët, të cilët ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës!

Urime të ngrohta dhe shumë suksese për të gjithë mësuesit dhe profesorët në misionin e tyre fisnik!”, ka shkruar presidenti Ilir Meta.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat