Kontrollet me dronë e radarë, 26 shoferë të arrestuar dhe 2260 të gjobitur gjatë fundjavës

Shqipëria

Kontrollet me dronë e radarë, 26 shoferë të arrestuar dhe 2260 të gjobitur gjatë fundjavës

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 16:47
Foto ilustrim

Gjatë kontrolleve të bëra në fundjave me dronë, mjete të paloguara dhe radarë, policia rrugore ka arrestuar 26 drejtues mjetesh përgjatë fundjavës.

Nga shoferët e arrestuar, 15 u vunë në pranga për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 11 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Po ashtu, bëhet e ditur se janë pezulluar 107 leje drejtimi, nga këto 59 për shpejtësi tej normave të lejuara, 44 për drejtim mjeti në efektin e alkoolit dhe 4 për qarkullim në sens të kundërt.

Gjithashtu janë ndëshkuar me gjobë 2,260 drejtues mjetesh, për shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore, konkretisht për parakalime të gabuara, shpejtësi mbi normat e lejuara, për gara shpejtësie e manovra të rrezikshme në rrugë, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, për mosvendosje të rripit të sigurimit dhe për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat