Trafik dhe kaos/ Makth kryqëzimi i “Xhanfize Keko” dhe “Aleksandër Moisiu”, shoferët: Presim një orë

Shqipëria

Trafik dhe kaos/ Makth kryqëzimi i “Xhanfize Keko” dhe “Aleksandër Moisiu”, shoferët: Presim një orë

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 17:37
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryqëzimi i rrugës “Xhanfize Keko” me rrugën “Aleksandër Moisiu” është një ndër më problematikët në kryeqytet. Fluksi i lartë i automjeteve dhe amortizimi shkaktojnë çdo ditë, dhe veçanërisht në fundjavë, kaos dhe trafik.

Nëse planifikoni të udhëtoni drejt Parkut Kombëtar të Dajtit në fundjavë duhet të përgatiteni të qëndroni gjatë në trafik.

Kryqëzimi i rrugës “Xhanfize Keko” me rrugën “Aleksandër Moisiu” çdo të shtunë e të diel kthehet në makthin e atyre që kalojnë aty.

Shkak i kaosit është amortizimi i rrugës që pavarësisht fluksit të lartë të mjeteve është lënë jashtë vëmendjes nga Bashkia Tiranë.

Kjo e fundit ka zgjedhur këtë fundjavë të rehabilitojë vetëm një pjesë të këtij aksi duke rënduar edhe më shumë gjendjen e trafikut.

Drejtuesit e mjeteve që kalojnë përditë aty tregojnë vështirësitë që hasin.

“Jemi duke prit nga një orë e gjysmë. Nafta shkoi 180 lekë. Hera e parë pas 10 vitesh dhe nuk vij më."

Problem dhe vonesa ndeshin edhe ata që udhëtojnë me urban apo mjete të tjera.

“Është i vetmi segment që është lënë pa zgjidhur akoma. Ka shumë trafik.”

Gjatë javës ky aks është kaotik kryesisht gjatë orëve të pikut, në mëngjes dhe pasdite.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat