Plagoset me thikë i riu, policia vë në pranga autorin

Shqipëria

Plagoset me thikë i riu, policia vë në pranga autorin

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 13:17
Ilustrim

Plagoset me armë një 35-vjeçar dhe përfundon në gjendje të rëndë në spital. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar, shtetasin, Bujar Gurguri, ndërkohë që konflikti thuhet se ka ndodhur për motive të dobëta.

Burime policore bënë me dije se në fshatin Baltëz, Fier, është plagosur me mjet të mprehtë (thikë) shtetasi A. K., 35 vjeç.

Për rastin është ngritur grupi hetimor dhe që ka identifikuar dhe ka kapur autorin e dyshuar, shtetasin Bujar Gurguri i cili pas një konflikti për motive të dobëta plagosi me thikë 35-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja.

Shtetasi A. K., ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” shtetasin Bujar Gurguri, 39 vjeç, banues në Baltëz, Fier.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat