Rama në konferencë të jashtëzakonshme: Nuk e kemi rritur çmimin e energjisë, prej 2015 krijuam një mburojë për familjet në nevojë

Shqipëria

Rama në konferencë të jashtëzakonshme: Nuk e kemi rritur çmimin e energjisë, prej 2015 krijuam një mburojë për familjet në nevojë

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 16:40
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka nisur konferencën e jashtëzakonshme, në të cilën po prezanton planin e posaçëm për mbrojtjen e qytetarëve nga kriza e energjetikës.

Në fjalën e tij, Rama ka deklaruar se nuk është e vërtetë që qeveria e tij ka rritur çmimin e energjisë, ndërsa e tregoi këtë edhe me tabelë.

Pjesë nga fjalimi:

Nuk ekziston asnjë kryeministër, edhe më i keqi në botë, që dëshirën e vetë nuk ka të rrisë pagat e pensionet, sa dëshirojnë qytetarët. Na akuzojnë se kemi rritur çmimin e energjisë, por shiheni këtë tabelë. Me reformën tonë çmimi i energjisë u ul për të gjithë familjarët nën 9.5 lekë, që në vitin 2015 dhe nuk është prekur më prej atëherë. Ky është një çmim nën koston e prodhimit, që është mbajtur i palëvizur për të mos lënduar askënd.

Ne nuk i futëm të tërë në një thes dhe me vendim qeverie krijuam një mburojë për ata që ishin realisht në nevojë dhe prej 2015 ne financojmë diferencën mes 7.7 dhe 9.5, që do të thotë se ata e marrin nga qeveria këtë shumë të diferencës në fondin e tyre të pensionit apo ndihmës ekonomike.

Qeveritë e këqija rrisin paga e pensione pa i marrë parasysh pasojat që sjell një rritje pa u bazuar në fakte, por vetëm në dëshirë dhe politikë. Të rritësh paga e pensione përtej aftësisë paguese do të thotë të qeverisësh me ndërgjegjen e Sudes.

Dikush po thotë se 8 vjet më parë në i kemi patur pagat më të larta dhe sot jemi të fundit. Faktet nuk janë opinione. Qeveria ka vendosur një mburojë për pensionistët dhe shtresat në nevojë.

Në kohën kur gjysma vidhte gjysmën tjetër, konsumatorët ishin të ndarë në dy fasha. Fasha e sipërme, pra familjet me të ardhura mesatare dhe të Larta kishin një çmim 13.5 lekë për kv/h. Me reformën tonë u ul për të gjithë familjarët në 9.5 lekë qysh në 2015 dhe nuk është prekur që atëhere.

Ne nuk i futëm të tërë në një thes dhe me vendim qeverie krijuam një mburojë për ata që ishin realisht në nevojë dhe prej 2015 ne financojmë diferencën mes 7.7 dhe 9.5, që do të thotë se ata e marrin nga qeveria këtë shumë të diferencës në fondin e tyre të pensionit apo ndihmës ekonomike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat