Sherr me armë pranë shkollës “Çajupi”

Shqipëria

Sherr me armë pranë shkollës “Çajupi”

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 10:18
Momenti kur gjendet pistoleta e hedhur në tokë

Një sherr mes disa personave ndodhi mëngjesin e sotëm pranë shkollës Çajupi në tiranë.

Sherri nisi me sende të forta dhe ka përfunduar edhe me shkrehje arme, ku janë dëmtuar 4 persona.

Ekspertët e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për mbledhjen e provave.

Një efektive e policisë e ka gjetur të hedhur në tokë në mes te ujit armën, pranë parkimit të makina armën dhe e kontrolloi nëse është e mbushur.

Policia dyshon se janë përdorur 2 pistoleta, pasi është gjendur edhe një krehër tjetër, përpos armës.

Image

Konflikti është zhvilluar në mes të qytetarëve dhe fëmijëve, pasi këta të fundit ishin të pranishëm në oborrin e shkollës.

Në vendin e ngjarjes shihen edhe disa maska anti-covid dhe një kapele, por nuk dihet nëse i përkasin ndonjërit prej personave të përfshirë në sherr.

Po ashtu, në vendngjarja ndodhet edhe drejtues të policisë të Tiranës, pasi ngjarja ka ndodhur pranë një shkolle.

Deri më tani janë të shoqëruar 2 perona në komisariatin nr. 4, ndërkohë që po punohet për kapjen e gjithë personave të përfshirë në konflikt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat