SPAK bën lëvizjen e rëndësishme, nis hetim për dy ish-zyrtarë të Policisë së Elbasanit

Shqipëria

SPAK bën lëvizjen e rëndësishme, nis hetim për dy ish-zyrtarë të Policisë së Elbasanit

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 12:50
SPAK

Mësohet se edhe dy ish-zyrtarë të drejtorisë vendore të policisë në Elbasan, të cilët tashmë punojnë në drejtoritë e 2 qarqeve të tjera, si në Lezhë dhe në Korçë, janë vënë në hetim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit

Njëri prej tyre dyshohet të ketë bashkëpunuar me një grup të rrezikshëm kriminal dhe ka përfituar një sasi prej 10 milionë lekësh, teksa tjetri është nën hetim për “shpërdorim detyre”.

Të dy punonjësit e policisë kanë qenë fillimisht nën hetim nga SHÇBA Elbasan dhe Prokuroria e Elbasanit, e cila më pas e ka dërguar dosjen në SPAK.

Ndaj dy zyrtarëve të lartë të policisë rëndojnë akuzat e 'shpërdorimit të detyrës” dhe “korrupsionit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat