Reshje masive të dheut pranë Pallatit të Brigadave, rrezikohen disa shtëpi

Shqipëria

Reshje masive të dheut pranë Pallatit të Brigadave, rrezikohen disa shtëpi

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 18:35
Foto ilustrim

Disa qytetarë që banojnë në zonën pranë Pallatit të Brigadave në Tiranë raportojnë se rrëshqitjet e dheut po u rrezikojnë shtëpitë.

Një qytetare që denoncon rastin në “Ti Raporton”, shprehet se “mund të ndodhë një katastrofë natyrore, nëse nuk merren masa urgjente”.

Sipas saj, kjo problematikë vjen si pasojë e gërmimeve që kanë bërë banorët, të cilët kanë ndërtuar shtëpitë më poshtë në kodër.

“Në disa  shtëpi ka rënë gjysma e oborrit. Është e gjithë kodra që po rrezikohet. Na janë çarë shtëpitë nga brenda”.

Ajo thotë se janë ankuar në Njësinë numër 2, por “na thanë që duhet shumë investim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat