Balluku: Indiciet për krizën e energjisë elektrike i morëm që në gusht

Shqipëria

Balluku: Indiciet për krizën e energjisë elektrike i morëm që në gusht

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 08:42
Belinda Balluku

Ministrja e Energjitikës Belinda Balluku ka deklaruar se Qeveria Shqiptare i ka pasur indiciet që në muajin gusht se do të përballej me një krizë të energjisë elektrike.

E ftuar në “Opinion”, Balluku tha se që në atë moment nisi përgatitja. Sipas Ballukut, e gjithë politika kundër karbonit ka filluar që të japë impaktin e pare që më pas është shoqëruar dhe nga faktorë të tjerë.

“Duhet thënë që nuk ka pasur asnjë pritshmëri që do të kishte këtë rritje të prodhimit, nuk ka qenë asnjë shtet i përgatitur. Në muajin Gusht kanë filluar që të vendosen në një linjë disa faktorë. E gjithë politika kundër karbonit ka filluar që të japë impaktin e parë.

Më pas dhe disa faktorë të tjerë, siç është dhe faktorët klimatik. Shpejtësia e erës është ulur me 50%. Kemi një vit i cili ka disa faktorë që janë bërë bashkë”, shtoi ministrja Balluku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat