Hapen kutitë, KQZ auditon komisionarët e partive, gabimet çojnë në burg

Shqipëria

Hapen kutitë, KQZ auditon komisionarët e partive, gabimet çojnë në burg

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 17:15
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nisi procesin e verifikimit të rezultatit të 25 prillit në Shqipëri, në 519 kutitë e votimit të përzgjedhura me short.

Puna e komisionarëve partiakë do të auditohet nga stafi i KQZ dhe gabimet, në rast mos përputhje me tabelat zyrtare, mund t’u kushtojnë rëndë.

“Përmbushja e përgjegjësive të komisionarëve është e tillë që mund t’i vendosë ata përpara përgjegjësisë administrative apo penale, KQZ do të ndërmarrë veprimet e duhura”, u shpreh Ilirjan Celibashi.

Por, a mund të afektojë ky proces rezultatin e 25 prillit, të cilësuar nga opozita si masakër elektorale?

Rezultatet e këtij verifikimi, nga pikëpamja ligjore nuk kanë të bëjnë aspak me rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve sepse këtë kodi zgjedhor e ka parashikuar shumë mire”, tha Celibashi.

Për vetë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ky proces është i rëndësishëm për garën e ardhshme elektorale.

Çfarë ka shkuar keq të përmirësohet për të ardhmen dhe çfarë ka shkuar mirë të shkojë edhe më mirë për të ardhmen”.

Ky proces do të kërkoj disa ditë kohë dhe nga këqyrja e kutive të para nuk prodhuan ndryshime të dukshme nga rezultati final.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat