Topalli: Shumë shpejt do më shikoni me Berishën

Shqipëria

Topalli: Shumë shpejt do më shikoni me Berishën

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 22:22
Jozefina Topalli dhe Sali Berisha.

Jozefina Topalli ka shprehur publikisht mbështetjen për foltoren e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në takimin e liderit historik të PD me demokratët e Shkodrës zhurmë të madhe mediatike bëri pjesëmarrja e vajzës së Topallit.

“Mua nuk përfaqësohem nga vajza, vajza përfaqëson veten. Unë përfaqësohem nga qëndrimet e mia që nuk kanë ndryshuar dhe kam qenë koherente merr të gjitha qëndrimet e mia prej vitesh. Nuk jam kundërshtare e Lulzim Bashës thjesht nuk jam pajtuar me lidershipin e tij. E vërteta është liria ime, kam thënë të vërtetën se ajo më jepte liri dhe nuk jam ndaluar asnjëherë pavarësisht presioneve dhe etiketimeve që vinin nga zyra e Lulzim Bashës dhe më vjen mirë që koha më ka dhënë të drejtë. Sigurisht që jam në këtë lëvizje me të gjitha qëndrimet e mia, jam shumë e përfshirë sepse gjej çdo gjë që unë kam menduar dhe për të cilën unë kam reaguar”, tha Topalli.

Topalli zbuloi se shumë shpejt do ta shohim edhe fizikisht pjesë të foltores.

“Shumë shpejt. Mos më pyet ditën por unë aty jam. Nuk mund të jem tjetërkund përveçse aty”, tha ajo për Ora News.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat