Ish-ministri ngre shqetësimin: Shifrat e COVID janë tragjike, shqiptarët janë lënë në mëshirë të fatit

Shqipëria

Ish-ministri ngre shqetësimin: Shifrat e COVID janë tragjike, shqiptarët janë lënë në mëshirë të fatit

Më: 16 tetor 2021 Në ora: 18:35
Foto ilustrim

Duke folur për situatën epidemiologjike ne vend, ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu i ka cilësuar tragjike shifrat e fundit të COVID.

Ai akuzon kryeministrin Edi Rama se ka lënë në mëshirë shqiptarët.

Sipas Shehut, realiteti po fshihet qëllimisht duke thënë se kjo është një vepër penale.

Postimi:

Covid, jemi perpara nje krimi: Ndersa shqiptaret po vdesin ne shumice, kjo Qeveri vazhdon ne pa pergjegjeshmerine e pa aftesine e saj, ky eshte krim! Indekset Covid te ketyre diteve, (flas vetem per shifrat zyrtare), jane tragjike:

1-Gjate kesaj periudhe mezatarisht jemi ne 10 vdekje ne dite, me nje tendence te frikeshme te uljes se moshes.

Pra jemi ne 3,5 vdekje per 1 milion banore.

Italia aktualisht eshte mezatarisht ne 0,6 vdekje per 1 milion banore.

2-Ne Shqiperi kryhen mezatarisht 3500 testime pra 1200 per 1 milion banore.

Ne Itali kryhen mbi 500 mije testime ose afer 8 mije per 1 milion banore.

3-Ne Shqiperi diagnostikohen pozitive reth 550 ne dite, me nje pozitivitet 16%.

Ne Itali diagnostikohen reth 2700 raste te reja ne dite me nje pozitivitet 0,5%.

Dhe te jeni te bindur se ne te vertete keto shifra per neve jane disa here me te larta, ashtu sic dolen numrat e vdekshmerise, qe kapercyen 16 mije, sepse:

a) Realiteti po fshihet qellimisht, qofte duke mos raportuar semundjen baze, por komplikacionet dhe kjo eshte veper penale.

b) Nga pa mundesia e sherbimit paresor per te ndjekur ambulatorisht.

c) Nga shtrimet “ilegale” ne spitalet periferike akoma te bllokuara, me pasoje dhe mos deklarimin e diagnozes se vertete te fataliteteve.

d) Nga numri shume i vogel i testimeve, ku dhe vete pozitiviteti i tyre i raportuar flet per gjendje katastrofale etj.

Kjo sepse shqiptaret jane lene ne meshire te fatit nga ky Kryeminister e Qeveri:

— Persa i takon masave te pergjitheshme anti Covid, duke filluar me sistemin paresor, spitalorin, reanimacionet politikat absurde te testimeve etj.

—Persa i takon vaksinimit ku ne renditemi shume nen mezataren boterore me 31,5 persona te vaksinuar plotesisht per 100 banore.

Dhe me shumicen e tyre keta me vaksina kineze apo ruse te pa certifikuara.

Nderkohe qe Italia ka arritur ne 83% te te vaksinuarve plotesisht.

—Per mos fillimin e vaksinimit me vaksina reale te atyre qu u jane aplikuar ato te pa certifikuarat.

—Per asnje mase te mare per uljen e moshes te te vaksinuarve.

—Per mos fillimin e dozes se trete.

Nqs deri tashti kemi kaluar 16000 humbje jete, te jeni te bindur se po u vazhdua keshtu kjo shifer ne muajt qe vijne do te jete shume me larte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat