Bytyçi: Zgjedhjet në Kosovë më demokratiket në rajon, Shqipëria duhet të marrë shembull

Shqipëria

Bytyçi: Zgjedhjet në Kosovë më demokratiket në rajon, Shqipëria duhet të marrë shembull

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 22:19
Enver Bytyçi

Për analistin Enver Bytyçi zgjedhjet në Kosovë u karakterizuan nga një proces i përparuar dhe më demokratik se sa në vendet e tjera të rajonit.

Në një intervistë për gazetaren Besmira Pelushaj, ai u shpreh se në Kosovë arrestohen ato që blejnë ose shesin votën, ndërsa në Shqipëri policia është marrë me këtë fenomen dhe jo me goditjen e këtij krimin në procesin zgjedhor.

Bytyçi: Zgjedhjet në Kosovë u karakterizuan nga një proces i përparuar dhe më demokratik se sa në vendet e tjera të rajonit. Me Shqipërinë ka një diferencë të madhe, por edhe me Serbinë. Kosova tregoi se ka një pjekuri të spikatur politike dhe se qytetarët e Kosovës janë të përgjegjshëm për të ardhmen e shteti të tyre e kanë besim te qytetaria. Nuk ka rëndësi se kush do t’i fitojë 38 komunat në Kosovë, por më me rëndësi është procesi. Sot janë njoftuar 5-6 arrestime për shkak të blerjes së votës.

Pra në Kosovë arrestohen ato që blejnë ose shesin votën, ndërsa në Shqipëri policia është marrë me këtë fenomen dhe jo me goditjen e këtij krimin në procesin zgjedhor. Në Kosovë ky krim goditet, ndërsa policia në Shqipëria e realizon vetë këtë gjë. Ky është një dallim si nata me ditën. Në Shqipëri ka humbur vlera e votës. Mendoj se Shqipëria duhet ta shohë si një shkollë votimi, për të realizuar një proces votimi të lirë dhe demokratik. Procesi në Kosovë nuk është kontestuar në asnjë rast nga asnjë pikëpamje. Rezultatet dalin shumë shpejt.

Bytyçi fenomeni i shti-blerjes së votës është shumë i pakët, pasi fenomene të tilla nuk janë si pasojë e partive politike, por e vetë individëve në garë.

Bytyçi: Fenomeni i shti-blerjes së votës është shumë i pakët. Jam i prirur të besoj se fenomene të tilla nuk janë si pasojë e partive politike, por e vetë individëve në garë. Janë fenomene që ndodhin nga angazhime joligjore të kandidatëve në garë. Nuk është thënë që3 një parti e caktuar është implikuar në çështjet e shit-blerjes së votës. Ka pasur problematika të manipulimeve para 5-6 viteve, por 2-3 vitet e fundit gjithçka ka marrë për mirë. Kosova po e tregon veten si një model procesi në raport me procesin e votimit dhe daljes së rezultatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat