Nga sot përgjysmohet numri i urbanëve në Tiranë, reagon bashkia: Po marrim masat përkatëse

Shqipëria

Nga sot përgjysmohet numri i urbanëve në Tiranë, reagon bashkia: Po marrim masat përkatëse

Më: 18 tetor 2021 Në ora: 15:18
Foto ilustrim

Unioni i Transportit Publik këtë të hënë ka njoftuar se duke filluar nga sot do të punojnë me gjysmë kapaciteti të mjeteve urbane.

Përmes një njoftimi për mediat, përfaqësues të Unionit thanë se ky vendim është marrë i tillë, pasi ato ende po vuajnë nga pasojat ekonomike të shkaktuara nga pandemia e Covid, që solli rritjen e çmimit të naftës duke i bërë ato ta kenë të vështirë punën në kapacitet të plotë.

Sipas tyre, nuk është marrë asnjë masë që të plotësohen kërkesat ekonomike që u janë premtuar  dhe deri në zgjidhjen e kërkesave të tyre do të punojnë me gjysmën e kapaciteteve.

Bashkia e Tiranës ka reaguar ndaj këtij njoftimi duke sqaruar se po e ndjek situatën dhe po merr masat përkatëse, konform kontratës me operatorët e transportit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat