Dhunë, kanabis dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur, arrestohen shtatë persona në Tiranë

Shqipëria

Dhunë, kanabis dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur, arrestohen shtatë persona në Tiranë

Më: 18 tetor 2021 Në ora: 16:29
Foto ilustrim

Shtatë persona janë vënë nën prangat e policisë në Tiranë, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Në pranga u vu shtetasi A. H, 26 vjeç, sepse në momentin e ndalimit të mjetit të tij, pasi kryente manovra të rrezikshme në rrugë, ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë dhe ka goditur për shkak të detyrës, punonjësit e policisë.

U arrestua shtetasi J. M, 29 vjeç, pasi u kap nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse. Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë;

Ndërkaq, në pranga u vu edhe shtetasi F. M, 20 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1, iu gjet e sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabisi.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A. Ç, 33 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij;

M. K, 23 vjeç, pasi ka vjedhur biçikletën e shtetasit N. H.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

A. Gj, 50 vjeç dhe E. B, 30 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat