​Përfshihet nga zjarri banesa në Korçë, vdes një 64-vjeçar

Shqipëria

​Përfshihet nga zjarri banesa në Korçë, vdes një 64-vjeçar

Më: 18 tetor 2021 Në ora: 19:26
Foto ilustrim

Një person ka humbur jetën sot pasi një banesë u përfshi nga flakët në Korçë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 12, në zonën e quajtur Çezma e Amzës. Nga burimet paraprake është mësuar se viktimë e këtij zjarri mbeti shtetasi Vasil Dolani, rreth 64-vjeç.

Brenda në banesën në pronësi shtetasit Dh.D., ndodheshin tre persona në momentin kur ka rënë zjarri. Dy prej tyre kanë mundur të dalin prej aty, ndërsa Vasil Dolani, vëllai i shtetasit Dh.D., ka mbetur brenda dhe është gjetur pa shenja jete nga zjarrfikësit.

Në vendngjarje ka shkuar policia se bashku me ekipin e zjarrfikëses, ndërkohë që ende nuk dihen arsyet e rënies së zjarrit.

Rasti ka ndodhur rreth orës 17:15, në lagjen nr. 11. Shërbimet e policisë dhe zjarrfikëses, ndodhen në vendngjarje dhe po punohet për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat