“Ju kërkoj ndjesë”/ Rama mbërrin me vonesë në takimin me nxënësit në Durrës, zbulon çfarë ka bërë gjithë ditën

Shqipëria

“Ju kërkoj ndjesë”/ Rama mbërrin me vonesë në takimin me nxënësit në Durrës, zbulon çfarë ka bërë gjithë ditën

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 17:17
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama është i pranishëm me konsultimin publik me nxënësit dhe studentët e të gjithë Shqipërisë për Strategjinë e Re Kombëtare për Rininë (2022-2029).

Rama bëri me dije se ka mbërritur në vonesë në takim dhe i kërkon ndjesë të gjithë studentëve duke i treguar arsyen përse nuk ishte në kohë. Kryeministri tha se ditën e sotme së bashku me anëtarët e kabinetit, kanë trajtuar gjatë gjithë ditës projektbuxhetin e vitit të ardhshëm.

Edi Rama: Pa asnjë dyshim, i gjithë ky cikël takimesh që janë organizuar nga ministrja e shtetit për rininë dhe fëmijët me nxënësit në të gjithë Shqipërinë, kam pasur mundësinë të marr pjesë në disa prej tyre. Nuk është gjë tjetër veçse një dëshirë e madhe e jona për të kuptuar sa më mirë prej jush cilat janë ato pika të përbashkëta të shqetësimeve apo dëshirave tuaja lidhur me mbarëvajtjen e rrugës suaj në këtë fazë të shkollimit.

Është shumë interesante që njerëz që nuk kanë asnjë lidhje me njëri tjetrin, vajza dhe djem në qytete të ndryshme, por kanë të përbashkët faktin që janë në shkollë, në të njëjtën moshë, adresojnë disa çështje, janë të njëjtat. Pastaj, ka dhe gjëra që janë të ndryshme sepse dikush është nga një opinion apo ide e veçantë që nuk është tipologji e opinioneve apo ideve të përbashkëta. Për t’ju thënë një fakt konkret nga dita e sotme që besoj vlen për të ilustruar që të nxjerrim maksimumin, erdha pak me vonesë, ju kërkoj ndjesë por nuk ishte asnjë arsye tjetër veçse puna sepse gjatë gjithë ditës sot jemi marrë me projektbuxhetin e vitit të ardhshëm.

Disa pika në takimet që kam qenë edhe unë apo ka qenë Bora vetëm, janë trajtuar sot në diskutimin me anëtarët e kabinetit për t’i adresuar drejtpërdrejt projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. Një çështje që ngrihet kudo, është çështja e cilësisë së ulët të mësimit të informatikës sepse klasat e informatikës nuk janë në lartësinë e duhur dhe nuk ofrojnë një mësim cilësor ku të mos mësohet mekanikisht, të mos mësohet vetëm teorikisht por në mënyrë kreative dhe praktike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat