Alarmi në rrjetet sociale, policia i gjen murgut pistoletën lodër çakmak në një manastir

Shqipëria

Alarmi në rrjetet sociale, policia i gjen murgut pistoletën lodër çakmak në një manastir

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 21:09
Foto ilustrim

Një alarm në rrjetet sociale ka vënë në lëvizje policinë e cila ka shkuar për kontroll në Manastirin “Burimi Jetëdhënës”, në Dhërmi, kjo pasi pretendohej se brenda tij kishte persona të armatosur. Gjatë kontrollit, në dhomën e murgut K. M, shërbimet e Policisë gjetën një pistoletë lodër çakmak.

“Sqarim/Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, ku pretendohet se në Manastirin “Burimi Jetëdhënës”, në Dhërmi, qëndrojnë persona të cilët posedojnë armë zjarri, ju sqarojmë se:

Duke vlerësuar videon e publikuar në rrjetet sociale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë menjëherë shkuan në këtë manastir, për të verifikuar informacionin. Gjatë kontrollit në njërin prej ambienteve të këtij manastiri, konkretisht në dhomën e murgut, shtetasit K. M, shërbimet e Policisë gjetën një pistoletë lodër çakmak.

Në vijim të kontrollit të ambienteve të tjera të manastirit nuk u konstatuan sende të jashtëligjshme apo persona të tjerë.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë falënderon qytetarët dhe i fton që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm”, njofton policia. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat