Vettingu në politikë, Basha: Të largohet çdo politikan që nuk justifikon pasurinë! Dhe ne kemi pasur llumin tonë

Shqipëria

Vettingu në politikë, Basha: Të largohet çdo politikan që nuk justifikon pasurinë! Dhe ne kemi pasur llumin tonë

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 13:43
Lulzim Basha

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka dalë në konferencë për gazetarët pasi ka dorëzuar në Kuvend tre amendamentet kushtetuese të miratuara nga PD.

Basha tha se është mënyra e vetme për të ndryshuar Shqipërinë dhe i vë theksin njërit prej amendamenteve, vettingun në politikë, duke thënë se cdo politikan që nuk justifikon pasurinë e tij duhet të largohet.

Ndonëse pranon se edhe kur PD ishte në qeveri kishte korrupsion, Basha thotë se është interes kombëtar që të pastrohet Shqipëria nga “llumi”.

Lulzim Basha: Kjo që është depozituar në Kuvend përfaqëson vullnetin politik të PD. Unë gjykoj se ndryshimet kushtetuese duhet të kenë patjetër konsensus, jo të shikohen si masa propagande, është interesi i të gjithë shqiptarëve që politika të pastrohet nga llumi i tranzicionit, nga njerëz q në 30 vjet kanë përdorur politikën për tu pasuruar.

Kush e shikon këtë si një ekspeditë ndëshkimore të PD ndaj krimit të organizuar, oligarkëve dhe shefave të tyre është shefi i tyre politik aktualisht. Ne nuk jemi ekspeditë ndëshkimore, ne jemi opozita e vendit, jemi zëri dhe aspirata e qytetarëve që duan një gjë ndryshe. Kemi detyrimin moral në radhë të parë dhe detyrimin politik që këtë që vlon nga kafet e qendrës së Tiranës deri tek ato të Vermoshit e Konispolit ta përkthejmë në vullnet politik për të ndryshuar.

Pala tjetër vjen  nga një pozitë e pafavorshme dhe i lind detyrimi që të dalë haptas para shqiptarëve duke pranuar këto ndryshime kushtetuese, bashkërisht ti mbyllim rrugën tranzicionit dhe përmes këtyre masave të largohet nga politika kushdo qoftë socialist apo demokrat. Çdo alibi është për ta mbajtur Shqipërinë peng. Ne refuzojmë të jemi pjesë e asaj klase politike. Ndryshimi do të bëhet me çdo kosto. Kur kemi thënë që në parlament do të shkojmë për të kthyer legjitimitetin, ja ku janë hapat që po hedhim.

Çdo politikan që nuk justifikon dot pasurinë e vet, familjarëve apo ortakëve duet të largohet nga politika dhe ky mekanizëm i largon nga politika. Çdo politikan i lidhur me krimin e organizuar apo përdor një strukturë kriminale për të vjedhur vota, për të dhënë leje ndërtimit, për të futur njerëz në punë, për të futur njerëz në politikë, kur duhet të jenë para drejtësisë, ky mekanizëm i largon. Ky është interes kombëtar dhe jam i bindur që nuk ka socialist të ndershëm, çfarëdo mendon për mua, që nuk më jep të drejtë kur sheh kacidhet në fund të muajit dhe sheh bosët. Dhe ne kemi patur llumin tonë. Llumi i tranzicionit është një dhe vetëm një, nuk ka rëndësi pas cilës sigle fshihet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat