Pallati i ri ngjitur me të vjetrin/ Banorët e prekur nga tërmeti kundërshtojnë ndërtimin

Shqipëria

Pallati i ri ngjitur me të vjetrin/ Banorët e prekur nga tërmeti kundërshtojnë ndërtimin

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 14:14
Foto ilustrim

Punimet e nisura nga një firmë ndërtimi në lagjen numër 13 të qytetit bregdetar të Durrësit kanë irrituar banorët e këtij pallati 7 katësh, të dëmtuar nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019.

Ndonëse firma ka marrë leje rreth 3 vite më parë për ndërtimin e një objekti 5 katësh, banorët kërkojnë ndërprerjen urgjente të punimeve pasi rrezikon shembjen pallati ekzistues, i cili ndonëse me shkallë dëmtimi dhe nuk ka nisur akoma të riparohet.

Para 5-6 ditësh kanë filluar punimet për një pallat ngjitur me ne. Kemi bërë ankesë në bashki. Në 500 metra tokë ndërtohen 307 metra ndërtim me 5 kate lartesi dhe një kat tjeter nën dhe. Ne po presim ta riparojmë, ai vjen na fut nën tokë.

Dakord, ai është në rregull e ka marë lejen para 3 vjetësh. Por para 3 vjetësh nuk kishte termet. Kështu që hajde shikojeni njëherë se rrezikon të shembet. Kurse tani na del që ata mund të bëjnë ca të duan se janë me leje dhe se pallati nuk shembet pavarësisht se po tronditet nga punimet.

Ata thonë se rastin e kanë referuar në gjykatë, ndërsa kërkojnë ndërhyrjen e prokurorisë.

Edhe herën e parë që kemi qenë tek IKMT dhe bashkia na thanë pallati është me leje. Por si e kanë marrë këtë leje?

Në vitin 2019 banorët bënë një padi pranë organit të akuzës ku kundërshtonin nisjen e punimeve,  por deri më sot ata nuk kane asnjë informacionin se në çfarë faze ndodhet kjo çështje.

Në mungesë të një përgjigje këtë të mërkurë ata zhvilluan dhe një protestë para prokurorisë së Durrësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat