Mbledhja e Komisionit Hetimor nuk u zhvillua/ Reagon PS: Alibeaj ka vazhduar shkeljen e rregullores së Kuvendit

Shqipëria

Mbledhja e Komisionit Hetimor nuk u zhvillua/ Reagon PS: Alibeaj ka vazhduar shkeljen e rregullores së Kuvendit

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 16:43
Nënkryetari i Partisë Socialiste, Toni Gogu

Nënkryetari i Partisë Socialiste, Toni Gogu ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të Komisionit Hetimor, Enkelejd Alibeaj, i cili tha se mbledhja e sotme nuk u mbajt për shkak të mungesës së anëtarëve të PS.

Në reagimin e tij, Gogu thekson se Alibeaj ka vazhduar me shkeljen e rregullores, duke shtuar se, në mirëbesim iu ishte propozuar kolegëve të opozitës që t’a vazhdonin mbledhjen ditën e enjte.

“Me keqardhje vura re sot sesi z. Alibeaj ka vazhduar shkeljen Rregullores së Kuvendit dhe mirëbesimit mes palëve. Përcaktimi i mbledhjes së ardhshme të Komisionit ishte pika e fundit në rendin e ditës dhe nevojitej të votohej nga Komisioni. Në kushtet e pamundësisë së votimit nga Komisioni të kësaj pike të rendit të ditës dhe njoftimit nga sekretaria në kohë të papërshtatshme dhe të padakortësuar, ndërkohë që kemi planifikuar aktivitete në zonat elektorale, u kemi propozuar kolegëve të opozitës t’a vazhdojmë mbledhjen ditën e enjte. Në frymën e bashkërendimit të punëve dhe shërbimit në mënyrën më dinjitoze të interesit qytetar, lipset që të komunikojmë, të debatojmë, e të vendosim sëbashku në frymën dhe gërmën e ligjit dhe jo të krijojmë furtuna në gota foltoresh”, thuhet në reagimin e Gogut.

Ditën e djeshme, me anë të një e-maili, nënkryetari Gogu ka njoftuar kreun e Komisionit Enkelejd Alibeaj që mbledhja të mbahej ditën e enjte. Nuk dihet nëse ditën e nesërme Partia Demokratike do të bojkotojë mbledhjen.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat