Vettingu në politikë, Basha: Pastrimi i politikës nga krimi e korrupsioni, interesi i të gjithë shqiptarëve

Shqipëria

Vettingu në politikë, Basha: Pastrimi i politikës nga krimi e korrupsioni, interesi i të gjithë shqiptarëve

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 09:16
Lulzim Basha

Kreu i PD, Lulzim Basha ka shpërndarë në Twitter një mesazh shkëputur nga fjala e tij një ditë më parë në konferencën për mediat.

Basha thekson se është në interes të të gjithë shqiptarëve që llumi i tranzicionit të pastrohet.

“Është interes i të gjithë shqiptarëve, i socialistëve dhe demokratëve të thjeshtë që politika të pastrohet nga llumi i tranzicionit, nga njerëz që këto 30 vjet pavarësisht siglës politike që kanë mbajtur, nganjëherë e kanë ndërruar, nganjëherë kanë dalë me sigla të reja kanë përdorur politikën për t’u pasuruar dhe kanë futur në politikë llumin e shoqërisë,krimin e organizuar.

Kanë shkatërruar konkurrencën në treg duke fuqizuar një grusht njerëzish, vetëm e vetëm se ndajnë me ta favore në kurriz të qindra mijërave sipërmarrësve të ndershëm,” deklaroi Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat