Kontrolle për vjedhje të energjisë elektrike, arrestohen 12 persona, procedohen 12 të tjerë

Shqipëria

Kontrolle për vjedhje të energjisë elektrike, arrestohen 12 persona, procedohen 12 të tjerë

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 15:06
Foto ilustrim

Policia e Shtetit ka evidentuar 31 raste të shkeljes së vjedhjes së energjisë elektrike në qytete të ndryshme të vendit.

Uniformat blu bëjnë me dije se 12 persona janë arrestuar , 12 janë proceduar penalisht dhe 7 të tjerë janë shpallur në kërkim

Nga kontrollet e kryera në Tiranë janë arrestuar në flagrancë shtetasit H. D., A. Ç., L. K. dhe S. A., janë proceduar penalisht shtetasit Th. K., Sh. Rr. dhe B. L., si dhe janë shpallur në kërkim shtetasit K. S., A. Rr. dhe D. K.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan shtetasit D. B. dhe  A. Sh., si dhe shpallën në kërkim shtetasin N. H., 55 vjeç.

Ndërkohë Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasit A. S. dhe L. L., si edhe proceduan penalisht shtetasen M. H. Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u shpall në kërkim shtetasi L. A.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan janë arrestuar në flagrancë shtetasit Z. I. dhe T. B., 58 vjeç.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër u arrestua në flagrancë shtetasi B. I. dhe u proceduan penalisht shtetasit T. N. dhe F. N. Nga Komisariati i Policisë Vau i Dejës u procedua penalisht shtetasja Z. D.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Korçë u arrestua në flagrancë shtetasi F. M. dhe u procedua penalisht shtetasja N. M.

Sipas specialistëve për Hetimin e Krimit u shpallën në kërkim shtetasit A. Ll. dhe Q. P., si dhe u proceduan penalisht shtetasit L. P. dhe M. L.

Gjithashtu nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mirditë u procedua penalisht shtetasi Gj. C., ndërsa nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin u procedua penalisht shtetasi N. Gj.

Strukturat e Policisë do të vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të parandaluar, evidentuar dhe goditur paligjshmërinë në cilëndo fushë që ajo shfaqet.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat