Biznesmeni i karburanteve Agron Bulku kapet duke vjedhur me Raçkën e Korçës, del në skenë edhe ‘BOLV-OIL’

Shqipëria

Biznesmeni i karburanteve Agron Bulku kapet duke vjedhur me Raçkën e Korçës, del në skenë edhe ‘BOLV-OIL’

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 21:08
‘BOLV-OIL’

Biznesmeni i karburantit Agron Bulku është kapur duke vjedhur paratë e Bashkisë së Korçës, përmes tenderave dhe kontratave korruptive, në bashkëpunim me kryebashkiakun Sotiraq Filo dhe njerëzit e tij të tenderave.

Bulku është pronar dhe administrator i kompanisë ‘OLSI’, që ka si objekt të veprimtarisë tregtimin dhe shumicë dhe pakicë të karburanteve.

Nga ana tjetër, Bulku është edhe administrator i kompanisë së karburanteve “BOLV-OIL”. Kompania ‘OLSI’, gjatë viteve të fundit, ka marrë rreth 90 tendera me vlerë miliona euro kryesisht nga bashkitë, por edhe nga Operatori i Sistemit te Transmetimit. Kompania e Agron Bulkut përbën një rast unik në Shqipëri dhe sfidë për SPAK pasi dy tendera nga OST, bashkë me “BOLV-OIL” të Behar Çukajt, me vlerë 80 milionë lekë, i ka marrë fiks sa fondi limit.

Agron Bulku rezulton edhe si një nga klientët e Sotiraq Filos, i njohur edhe si Raçka i Korçës, sa i takon tenderave të karburantit të bashkisë dhe ujësjellësit të Korçës.

Sipas një dosje që ka siguruar ‘Pamfleti’, Agron Bulku i ka marrë në mënyrë jo të ligjshme tenderat nga Sotiraq Filo, pasi objekti i kompanisë së tij nuk përputhet veprimtarinë e përcaktuar në VKM nr. 970, datë 02.12.2015 “Për përcaktimin e procedurave dhe kushteve për dhënien e licencave për tregtimin e naftës bruto”. Në këtë mënyrë kanë vepruar edhe bashkitë dhe drejtoritë e tjera, të cilat ndajnë paratë publike me Agron Bulkun.

Jo vetëm kaq, por në procedurën tenderuese, Bashkia e Korçës, në llogaritjen e çmimit të karburantit nuk i është referuar buletinit të Agjencisë së Prokurimit Publik, duke favorizuar kompaninë ‘OLSI’, madje duke shtuar edhe taksa të paqena. Gjithashtu, ngrihen dyshime të forta sa i takon cilësisë së karburantit të ofruar nga kompania e Agron Bulkut, në raport me specifikime teknike të kërkuara. Nga ana tjetër, kompania ‘OLSI’ rezulton ndër firmat e rralla që ka marrë tendera nga ujësjellësit me marzh fitimi deri në 26 % në bashkëpunim me “BOLV-OIL”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat