Rezervuaret rrezik për përmbytje/ Prefekti jep alarmin: 16 ujëmbledhës janë katastrofë

Shqipëria

Rezervuaret rrezik për përmbytje/ Prefekti jep alarmin: 16 ujëmbledhës janë katastrofë

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 14:59
Foto ilustrim

Periudha në muajt në vijim pritet të jetë e shoqëruar me reshje të dendura dhe të rrëmbyeshme shiu.

Për këtë arsye, autoritetet po marrim masat për parandalimin e përmbytjeve dhe po përgatisin planin e punës në raste emergjencash të shkaktuara prej tyre.

Sipas prefektit të qarkut Tiranë, ndërhyrje të menjëhershme duhen ndërmarrë veçanërisht në rezervuare.

Rezervuarët e Tiranës përbëjnë 1/6 e atyre në të gjithë vendin. Nga 77 që ka qarku, 38 i ka vetëm bashkia e Tiranës,  16 janë në gjendje katastrofike , probleme me kanalet e kullimit, shkarkimit, kërkohen plane të veçanta masash për secilën prej tyre, janë potenciale të rrezikshme për zonat.

Sekretari i emergjencave civile u kërkoi bashkive rivlerësimin e zonave të riskut dhe rritjen e kapaciteteve njerëzore dhe materiale.

Të rivlerësojnë zonat e riskut që një vit më parë kishin problematika, kemi pas një vit më parë zona me përmbytje të vazhdueshme, çfarë masash janë marrë? Kapacitetet njerëzore, e teknike janë në mënyrë të reduktuar.

Specialistët raportojnë se rezervuarët përgjatë autostradës Tiranë – Durrës janë në nivele më të larta se zonat e banuara dhe në rast rreziku mund të shkaktojnë katastrofa në banesat apo bizneset e zonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat