Berisha bën reagimin e papritur, zbulon politikanin që dha urdhër që Basha të largonte Balliun nga PD

Shqipëria

Berisha bën reagimin e papritur, zbulon politikanin që dha urdhër që Basha të largonte Balliun nga PD

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 21:49
Sali Berisha

Ish-deputeti Klevis Balliu, sipas ish-kryeministrit Sali Berisha u hoq nga Lulzim Basha me urdhër të kryeministrit Rama pasi ai i çoi protestuesit në afërsi të Surrelit.

Berisha nuk la pa përmendur edhe rastin e Teatrit Kombëtar.

Ai u shpreh se opozita me në krye Bashën nuk ishte e aftë t'i vinte gjoksin asnjë proteste popullore.

“Kjo është esenciale, dështuam në çdo nisëm, 420 ditë protestuan për të drejtën e tyre kundër mafjes shtetërore disa qindra banorë të zonës së Unazës së Re në Tiranë, 420 ditë. Një deputet u shkri me ta ditë e natë dhe cili ishte rezultati miqtë e mi? Ata u lanë në baltë dhe deputeti u hoq nga listat. Po pse u hoq nga listat? Absolutisht me urdhër të Ramës sepse i çoi protestuesit afër Surrelit, kjo është e vërteta. Një natë ai u priu protestuesve dhe i nxori karshi sarajeve të sulltanit. Por kjo e tronditi dhe hakmarrja e tij ra mbi deputetin tonë, Klevis Balliu dhe ndaj qindra protestuesve që protestuan ditë e natë. Po kështu ndodhi edhe me Tetarin Kombëtar, nuk qe e zonja opozita të vërë gjoksin në asnjë protestë popullore. Realiteti ky është pra edhe ne duhet të bëhemi opozitë njëherë në radhë të parë dhe ta vëmë përpara qeverinë”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat