Sali Berisha: Ja kur do të shpallim datën për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar

Shqipëria

Sali Berisha: Ja kur do të shpallim datën për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 23:41
Sali Berisha

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të tregojnë datën për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.

Berisha tha se statuti i PD e parashikon qartë që Kuvendi mblidhet edhe me kërkesë të 1/4 të delegatëve.

“Javën që vjen do të shpallim datën për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Do të mblidhemi sipas të drejtës statutore për t’i dhënë PD-së normat më të mira statutore që ajo meriton. Për të përcaktuar ju me referendum jo vetëm kryetarin, por edhe kryeministrin. Do vijë njëherë tek ju, që të jetë apo jo kryeministër”, tha Berisha.

Ndër të tjera shtoi se deri tani kanë firmosur mbi 50përqind e delegatëve për thirrjen e Kuvendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat