Braçe: I zhgënjyer me Policinë, ia bëri të lehtë vetes dhe shtoi kostot për qytetarët

Shqipëria

Braçe: I zhgënjyer me Policinë, ia bëri të lehtë vetes dhe shtoi kostot për qytetarët

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 13:12
Foto ilustrim

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka reaguar për protestën e banorëve që u mblodhën këtë të shtunë pas vendimit të ARRSH për të mbyllur pikën e njohur me emrin ‘pushimi i shoferit’ në autostradën Lushnjë-Fier.

Braçe në postimin e tij akuzon autoritetet që vendosën të bllokonin kryqezimin e njohur si “Pushimi i Shoferit”.

“Dje #SHTETI, policia ja beri te lehte vetes te menaxhoj trafikun ne autostraden #LUSHNJEFIER dhe, te veshtire e me kosto shtese popullit, popullit te bujqesise”, shkruan Braçe.

Deputeti socialist e përsërit edhe një herë në reagimin e tij se “jam i zhgënjyer me policinë”, pasi sipas tij bllokimi ka pasur kosto për qytetarët e zonës.

Ndërsa propozon që të shmanget bllokimi dhe të krijohet një nyje e re “me nenkalime ne cdo drejtim dhe rruget dytesore jane zgjidhja per njerezit”.

“Deri atehere hapja e nyjes nen masa te reja sigurie, horizontale e vertikale duhet te ndodhe. I jam mirenjohes ministres se Infrastruktures qe po merret me zgjidhjen.

Jam i zhgenjyer me policine, menyren e te menduarit ku urdheri tejkalon arsyen, bere te lehte per vete e me kosto per qytetarin”, shkruan Braçe.

POSTIMI I PLOTE

DEGJONI NDONJEHERE!

#PUSHIMIISHOFERIT ESHTE NYJE HISTORIKE (prej 40-50 vitesh minimumi)
MBYLLJA DJE, JA BEN TE LEHTE SHTETIT, POR JO QYTETARIT!

Prej kur lindi, SHTETI FUNKSIONAL PATI SI QELLIM TUA BENTE JETEN TE LEHTE QYTETAREVE; madje qytetaret paguajne per kete.

Por dje jo;

Dje #SHTETI, policia ja beri te lehte vetes te menaxhoj trafikun ne autostraden #LUSHNJEFIER dhe, te veshtire e me kosto shtese popullit, popullit te bujqesise;

Behet fjale per bashkine #Divjake e #Lushnje, njesite Divjake, Gradishte, Remas, Libofshe, Kolonje, Bubullime, Krutje, Allkaj, Fier Shegan; fshatrat Xeng, Mize, Zharnec, Kryekuq, Kamenice, Gur, Mucias, Remas, Karavasta, Bedat, Adriatik, Babunje, Korie, Gungas, Gradishte, Mehalle, Spolat, Mertish, Ferras, Kemishtaj, Senez, Sopez, Goricaj ne njeren ane; Lumth, Gore, Shakuj, Rrapez, Kolonje, Ardenice, Halilaj, Bubullime, Gjonas, Imshte, Eskaj, Kamcisht, Pirre, Bishqethem, Krutje e Poshtme, Krutje e Siperme, Zhym, Lifaj, Fier i Ri, Gjaze, Ngurrez, Rrupaj, Toshkez, Zhelizhan, Mazhaj, Allkaj, Bicakaj, Lifaj i Ri, Delisufaj, Cukas, Fier Shegan, Drenovice, Samatice etj ne anen tjeter.

Vetem nga BLLOKIMI I PUSHIMIT TE SHOFERIT, bujqve prodhues, grumbulluesve, perpunuesve, furnitoreve, por edhe qytetareve xhanem, per PUNE e per nevoja te tyre ju shtohen:

5.4 km nese kthehen ne Saver, 3.8 km nese arrijne te hyjne ne nenkalimin e Shakuj (kamionet jo njehere), 9.2 km nje here, 18.4 dy here ne dite.

E para eshte koha qe iken-ne pandemi e bujqesi koha eshte jetike; e dyta eshte kostoja qe shtohet-me cmime te rritura, kostoja shtese rendon.

Tani;

PROBLEMI ESHTE RRUGA, NDERTUAR NE 2007-ten NGA NJE KOKEBOSH, GABIM DHE E RREZIKSHME!

Me mbikalime lene ne ajer dhe pa rruge dytesore.

Por pas 14 vitesh Kokeboshi nuk eshte shfajesim dhe bllokimi nuk eshte zgjidhje;

Nje nyje e re me nenkalime ne cdo drejtim dhe rruget dytesore jane zgjidhja per njerezit.

Deri atehere hapja e nyjes nen masa te reja sigurie, horizontale e vertikale duhet te ndodhe.

I jam mirenjohes ministres se Infrastruktures qe po merret me zgjidhjen.

Jam i zhgenjyer me policine, menyren e te menduarit ku urdheri tejkalon arsyen, bere te lehte per vete e me kosto per qytetarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat