PD i rikthehet ngritjes së Komisionit “Bechetti”, Basha: Nuk do ta harrojmë!

Shqipëria

PD i rikthehet ngritjes së Komisionit “Bechetti”, Basha: Nuk do ta harrojmë!

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 13:55
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përmes një konference për media iu rikthye propozimit të PD-së për ngritjen e Komisionit Hetimor mbi çështjen Bechetti.

Basha u shpreh se Rama po bllokon ngritjen e Komisionit Hetimor, pasi ai është përgjegjësi kryesor për dëmin prej 120 milionë euro që i është shkaktuar shtetit shqiptar.

Kryedemokrati thekson gjithashtu që justifikimi i Ramës për mosngritjen e Komisionit Hetimor me arsyetimin se vendimi është konfidencial dhe cënon interesat e shtetit shqiptar nuk qëndron, pasi vendim është publik në internet.

“Për Komisionin “Bechetti” është tema kryesore që duhet ta nis këtë bashkëbisedim sot, e keni parë sa i prerë është treguar duke bërtitur se duhet të harrojmë ngritjen e komisionit, sepse sipas tij vendimi është i mbuluar nga kofidencialitetit.

Me pak fjalë po thotë që afera nuk mund të hetohet sepse është konfidenciale, sepse po të hetohet do të dal ai Ëngjëlll Agaçi dhe Erion Veliaj.

Thjesht dhe shkurt për çdo shqiptar, Komisioni Hetimor nuk kërkon dakordësinë e mazhorancës me opozitën. Kushtetuta e Shqiupërisë e parashikon qartë dhe prerë, kur 28 deputetë kërkojnë mbledhjen e një Komisioni ai mblidhet dhe pikë.

Ky thotë nuk do ta hetoni ju këtë se është konfidenciale dhe cënon interesat e shqiptarëve.

Ja ku është vendimi për Bechettin, klikohet linku edhe një 6-vjeçar mund ta kuptoj se ky vendim sekret i Edi Ramës është publik në internet. Kaq sekret është që me një smartphone mund të klikoni linkun, i cili përckton qartë se për shkaktë luftës personale të Edi Ramës me Bechettin, shqiptarët duhet të paguajnë 120 milionë euro.

E kuptoni, do paguajmë 120 milionë euro sepse ka kryer ai së bashku me Ëngjëll Agaçin dhe Erion Veliajn kanë kryer një vepër penale. Shpresa e vetmeë shtë të fshehë vendimin që shtetit shqiptar duhet të paguajë 120 milionë euro.

Buxheti i shtetit përbëhet nga taksat tona. Për shkak të luftës së tij kemi një dëm prej 120 milionë euro.

Pse në kundërshtim me të drejtën kushtetuese kërkon të pengojë ngritjen e komisionit Hetimor “Bechetti”? Që të kontrollojë ligjshmërinë e veprimeve të tij dhe mosveprimet e institucioneve shtetërore.

Pse vijon të gënjejë me konfidenialitetin e një vendimi që është publik?

Kanë filluar ndërkohë ta paguajnë me taksat që u marrin shqiptarëve. Janë 120 milionë euro të vendit më të varfër në botë. Nuk po shkojnë as për infrastrukturën, as për kopshte apo shkolla, as për ndihmën e familjeve në nevojë, por po shkojnë në xhep të një njeriu të vetëm që quhet Françesko Bechetti.

Harroje thotë ndërkohë që 120 milionë euro janë baraz me ndihmën e dhënë ndaj qytetarëve në periudhën e pandemisë. Harrojeni thotë Komisionin Hetimor ndërkohë që këto 120 milionë euro do t’ju hiqen bukës së familjeve shqiptare. Ta harrojmë që do ta harrojmë këtë çështje, sepse kjo mënxyrë duhet zbardhur dhe hetuar, pasi përgjegjësit do të marrin faturën financiare dhe penale të merituar”, tha Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat