Basha sulmon Berishën: Për interesa personale, po mundohet të marrë peng partinë

Shqipëria

Basha sulmon Berishën: Për interesa personale, po mundohet të marrë peng partinë

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 15:05
Lulzim Basha

“Zotit po, por Sali Berishës nuk i kam hyrë aspak në hak”.

Kjo ishte përgjigjja e dhënë e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për gazetarët këtë të shtunë kur u pyet për pezullimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar i partisë.

Basha theksoi se nuk ka ndërmend t’i përgjigjet deklaratave të ish-kryeministrit, që ai bën nga ‘Foltorja’, me arsyen se ato i konsideron thjesht si “gënjeshtra flagrante”.

Basha tha se Berisha ndryshoi qëndrim ndaj tij dhe tani e quan “armik” dhe “peng” për një arsye të vetme, për “interesin e tij personal”.

“Për interesin e shqiptarëve unë jam peng vetëm i Perëndisë, vetëm i Zotit. Siç gjykoj që çdo njeri duhet të përpiqet që frikë të ketë vetëm Zotin, asgjë tjetër. Dhe me thënë të drejtën Zotit mund t’i kem hyrë në hak por Sali Berishës jo. Për 3 muaj kam bërë çmos me përpjekjen time dhe kam investuar gjithçka timen për ta zgjdhur këtë çështje. Jam ulur shumë herë me Sali Berishën për të arritur një zgjidhje që ndihmonte atë dhe nuk dëmtonte PD”, tha Basha.

Ai tha më tej se sot çdo alibi, shpifje, trillim të kundërshtarit politik, tani fatkeqësisht e dëgjoj nga goja e Sali Berishës apo disa pseudo mbështetësve të tij, që merak të vetëm kanë nxjerrjen e inatit pavarësisht kostos që i sjellin demokratëve dhe të cilat, as ia kanë ditur asnjëherë.

“Kur bëhet fjalë për interesin e shqiptarëve unë jam peng vetëm i Perëndisë, vetëm i Zotit. Siç gjykoj që çdo njeri duhet të përpiqet që frikë të ketë vetëm Zotin, asgjë tjetër. Jam ulur shumë herë me Sali Berishën për të arritur një zgjidhje që ndihmonte atë dhe nuk dëmtonte PD. Në fakt kam pritur që siç kishte deklaruar vetë këtë betejë ta bënte në mënyrë personale pa përfshirë as PD as grupin parlamentar të PD”, tha Basha.

Kryedemokrati theksoi se ky person po përpiqet që të bëjë gjithçka për të marrë peng një parti të tërë, vetëm për interesat e tij personale.

“Kur këtë vendim nuk e konkretizoi me hapin që do ta bënte ndryshimin midis fjalës dhe veprës, kam marrë vendimin, të vetmin vendim që ishte në favor në radhë të parë të PD dhe interes të demokratëve dhe mbi të gjitha të Shqipërisë e cila s’ka shpresë pa një PD të fortë të vendosur dhe të bashkuar. Një person përpiqet që të bëjë gjithçka për të marrë një parti të tërë peng vetëm për interesat e tij personale. Deri para dy muajsh nuk kishte asnjë problem me mua, tani jam unë armiku. Vetëm 3-4 muaj më parë ne kishim zgjedhje për kryetarin e PD dhe çdokush mund të kandidonte, çdokush mund të mbështeste çdo kandidat siç e kanë rregullat dhe statuti dhe siç është demokracia jonë e brendshme”, tha Basha.

Kujtojmë se në “Foltoren” e Beratit, ish-kryeministri Sali Berisha e konsideroi kreun e demokratëve një “super-skllav” të Edi Ramës.

Ish-kryeministri, si për ta forcuar edhe më shumë këtë bindje tek mbështetësit e tij demokratë, theksoi se të gjithë personat që mbrojnë sot Edi Ramën, kanë marrë në mbrojtje edhe Lulzim Bashën, ndërsa ky i fundit s’del dot as në debat me simpatizantët e tij.

“Si mundet që një forcë politike, që e konsideron veten demokratike, të propozojë që të vendosë SPAK i Edi Ramës për mandatet e deputetëve. Për këtë duhet të jesh skllav dhe super-skllav i tij që të bësh një propozim të tillë. E kam me miqtë e mi që besoj se duhet mbështetur, hidhni pak sytë nga ekranet televizive. A vini re që të gjithë avoketërit e kreut të Meduzës, janë shtuar në avoketër të tij”, tha Berisha.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat