Basha: PD do të propozojë një paketë të plotë ndryshimesh kushtetuese

Shqipëria

Basha: PD do të propozojë një paketë të plotë ndryshimesh kushtetuese

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 18:33
Lulzim Basha

Lulzim Basha tha këtë të diel se Partia Demokratike do të propozojë një paketë të plotë ndryshimesh kushtetuese, që sipas tij do të kufizojnë dhe garantojnë ndarjen e pushteteve.

“Ndryshimet kushtetuese janë të domosdoshme për t’u rikthyer te demokracia, te ndëshkimi i korrupsionit në nivele të larta dhe te ndarja e politikës nga krimi. Ky është vetëm hapi i parë, ai do të pasohet nga një paketë e plotë ndryshimesh kushtetuese që do të kufizojnë dhe garantojnë ndarjen e pushteteve për t’i hapur Shqipërisë rrugën drejt BE-së”, shprehet Basha, në një video të shpërndarë në rrjetet sociale.

Ai akuzon qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama se po mban Shqipërinë në vendnumëro në procesin e integrimit Europian.

“Vendi udhëhiqet nga një njeri dhe një grup njerëzish që kanë vënë interesat e tyre personale, pushtetin e tyre personal dhe lakminë e tyre për t’u pasuruar dhe për ta mbajtur këtë pushtet në mënyrë të paligjshme mbi interesat e çdo shqiptari”.

Partia Demokratike ka propozuar për ndryshime në Kushtetutë, Vetting të politikanëve, rikthim të koalicioneve parazgjedhore dhe ndryshime në reformën territoriale, duke kërkuar rikthim të komunave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat