Zbardhet çfarë ndodhi me Kryesinë e grupit parlamentar të PS-së

Shqipëria

Zbardhet çfarë ndodhi me Kryesinë e grupit parlamentar të PS-së

Më: 25 tetor 2021 Në ora: 13:23
Taulant Balla

Taulant Balla ka mbledhur sot në orën 08:30 të mëngjesit kryesinë e grupit parlamentar të PS-së.

Ata kanë diskutuar lidhur me menaxhimin e punës në Komisionet e Kuvendit.

Mësohet se Balla u ka dhënë direktiva deputetëve socialistë lidhur me mënyrën sesi duhet të bëjnë menaxhimin e situatës sa i përket debatit të krijuar gjatë mbledhjeve nga deputetët e opozitës.

Nuk dihet nëse Balla në direktivat e tij ka kërkuar që socialistët të jenë më tolerantë gjatë debatit me opozitën në komisione apo ka kërkuar që të jenë më të prerë vendimet e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat