“Keqmenaxhim i rezervave hidrike”/ Balluku i kthehet opozitës: Jemi në vit thatësire

Shqipëria

“Keqmenaxhim i rezervave hidrike”/ Balluku i kthehet opozitës: Jemi në vit thatësire

Më: 25 tetor 2021 Në ora: 15:39
“Keqmenaxhim i rezervave hidrike”/ Balluku i kthehet opozitës: Jemi në vit thatësire

Kriza e çmimeve të energjisë ka përfshirë në debat qeverinë dhe opozitën lidhur me menaxhimin e rezervës hidrike. Opozita insiston se gjatë tre muajve në verë KESH ka prodhuar më shumë sesa i lejohet, duke ulur ndjeshëm nivelin në hidrocentralin kryesor atë të Fierzës. Por për ministren e Energjisë, Belinda Balluku, ky denoncim nuk është i argumentuar.

Gjatë muajve qershor, korrik dhe gusht KESH ka prodhuar më shumë sesa regjimi racional ose e thënë ndryshme më tepër se sa lejohet të shfrytëzohet dhe ky është keqmenaxhim i kaskadës, pasi sot Fierza është gati 13 metra më poshtë nga sa duhet të jetë.”- tha Helidon Bushati, deputet PD Ne kemi ruajtur rezervën dhe OSHEE ka dalë për blerje të energjisë në muajin korrik, por ajo që u përballëm ishin çmimet e rritura të energjisë në bursa. Ajo që mund të them është se kesh do t’i përmbahet detyrimit për të ofruar energjinë e planifikuar deri në fund të vitit. Por jemi në një vit me thatësire dhe reshjet ende s’kanë nisur”, u shpreh Balluku.

Opozita e vuri theksin edhe tek rritja e numrit të punonjësve në kompaninë OSHEE si dhe rritjen e pagave në këtë kompani, në një kohë kur sistemet po automatizohen, çka duhet të ndodhë e kundërta. Sot OSHE numëron 6 mijë punonjës nga 4 mijë që kishte në 2013.

“Ju vini sot dhe kërkoni fonde shtese në një kohë kur kemi rritur numrin e punonjësve dhe keni rritur pagat dhe tani thoni se s’kemi lekë”, u shpreh Bushati.

Kemi rritur numrin e punonjësve pasi s’kishin njerëz për të lexuar sahatin, kemi shtuar sportelet dhe kjo ka sjellë përmirësim të shërbimit, ndaj rritja e numrit të punonjësve është e justifikuar për sa kohemi përmirësuar shërbimin”, tha Ardian Cela, administrator i OSHEE.

Këto debate u bënë në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, ku u miratua marrja e një huaje për OSHEE në shumën 70 mln euro, me qëllim zbutjen e efekteve nga pandemia. Sipas të dhënave, humbjet që pësoi OSHEE nga Covidi arrijnë në 2.4 miliard lekë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat