Rama takon kryeministrin e Bavarisë: Fuqizim i marrëdhënieve ekonomike e tregtare

Shqipëria

Rama takon kryeministrin e Bavarisë: Fuqizim i marrëdhënieve ekonomike e tregtare

Më: 25 tetor 2021 Në ora: 19:09
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka takuar kryeministrin e Bavarisë Markus Soder gjatë vizitës zyrtare në Gjermani.

Përmes një postimi në rrjetin social, Rama bën me dije takimin me homologun e tij, teksa shkruan se Soder mbështet rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së.

Rama informon se dy palët do punojmë për të forcuar marrëdhëniet ekonomike e tregtare.

“Takim me Kryeministrin e Bavarisë, Markus Söder, një aleat i vendosur i Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në rrugëtimin europian, me të cilin do të punojmë për fuqizimin e marrëdhënieve ekonomike e tregtare mes Bavarisë e Shqipërisë”, shkruan Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat