Akuzohet për falsifikim dokumentesh/ Gjykata e Lartë merr vendimin për gjyqtarin Luan Daci

Shqipëria

Akuzohet për falsifikim dokumentesh/ Gjykata e Lartë merr vendimin për gjyqtarin Luan Daci

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 15:33
Luan Daci

Ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci, është cilësuar fajtor me vendimin e formës së prerë nga Apeli i Posaçëm për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve.

Ai nuk ka treguar shkarkimin nga detyra në ’97, por ka deklaruar në kohën që tentoi dhe arriti të bëhej anëtar i KPA-së, se është larguar me dorëheqje dhe për këtë arsye është cilësuar fajtor.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se ditën e sotme nga Gjykata e Lartë ka vendosur mospranimin e rekursit për Luan Dacin, duke lënë në fuqi dënimin e tij.

Vendimi është marrë në dhomë këshillimi, ndërsa tashmë KPA duhet të nisë procedurat për largimin e tij si anëtar i këtij institucioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat