Berisha: Rama dhe skuthi i tij i familjes më bllokuan rrugën që të vonohesha

Shqipëria

Berisha: Rama dhe skuthi i tij i familjes më bllokuan rrugën që të vonohesha

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 17:58
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar përpara qytetarëve të Kavajës se mbërriti me vonesë përpara tyre pasi Edi Rama i kishte bllokuar rrugën. 

Lideri historik i PD përcolli një mesazh të fortë për kryeministrin.

"Unë kam ardhur sot me vonesë tek ju sepse Edi Rama me skuthin e tij të familjes zgjodhi të më bllokojë rrugën për të më vonuar ardhjen këtu. Nga kjo foltore I them hiq dorë nga këto akte të ulta sepse në mënyrë absolute do të ngujohesh në Surrel dhe nuk do të zbresësh në zyrën tënde derisa të vendosim ne", u shpreh Berisha.

"Vij sot këtu për të shprehur nderimin më të thellë, mirënjohjen më të pakufijshme ndaj djem dhe vajzave, burrave dhe grave të këtij qyteti heroik që u ngrit si vigan në vitet e diktaturës me thirrjet liri demokraci, dy gishtat e fitores shndërroi Kavajën në kështjellën e parë të lirisë dhe kombit shqiptar. Çliruan qytetin tuaj nga diktatura. Grupet antikomuniste të këtij qyteti u përballën me diktaturën në stadiumin ‘Besa’, në komisariatin e policisë, në këto përballje ra për t’u bërë i pavdekshëm, Josif Buda. Themelimi i PD e gjeti Kavajën bastion të lirisë, e gjeti në këmbë, të lirë, e gjeti pazmore të demokracisë në Shqipëri", vijoi Berisha

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat