Myqerem Tafaj: Studentët që ikin për tu shkolluar jashtë, nuk kthehen më

Shqipëria

Myqerem Tafaj: Studentët që ikin për tu shkolluar jashtë, nuk kthehen më

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 00:50
Myqerem Tafaj

Ish-ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj ka folur lidhur me situatën aktuale të arsimit në vendin tonë.

Duke u ndalur tek studentët që zgjedhin që të nisin shkollimin jashtë vendit, Tafaj është shprehur se kjo është një mënyrë që ata e shikojnë si mundësi për tu shpërngulur përgjithmonë dhe për të mos u kthyer më në Shqipëri.

“Nxënësit shqiptar që studiojnë jashtë kanë synim për tu shkolluar dhe për të mbetur atje. Jo për tu kthyer. Shkollimin e kanë si fazë të parë për të ngritur jetën në një vend tjetër. Ndërkombëtarizimi është pjesë jetike për universitetet tona. Edhe vetë Bolonja, procesi kishte një ndër shkaqet shkëmbimin e studentëve. Edhe në Shqipëri nuk duhet të jetë asnjë student për të kryer një semestër jashtë.”

Ndërkohë Tafaj, mes të tjerash është shprehur se ligji i arsimit të lartë duhet të ndryshojë.

“Ligji ka nevojë të ndryshohet në shumë aspekte ndërkohë, kërkimi shëndetësore duhet të mbështet.” tha Tafaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat