Gjendet i vetëvarur në oborrin e shtëpisë i riu, vuante nga depresioni

Shqipëria

Gjendet i vetëvarur në oborrin e shtëpisë i riu, vuante nga depresioni

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 09:41
Foto ilustrim

Në orët e para të mëngjesit të sotëm një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Buzëmadh në Fier.

Sipas njoftimit të bërë nga policia mësohet se është gjetur në oborrin e banesës i vetëvarur një 37-vjeçar.

Më tej në njoftim thuhet se i riu vuante nga sëmundja e depresionit, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Sot rreth orës 04:25, në fshatin Buzëmadh, Fier, është gjetur nga familjarët në oborrin e banesës i vetëvarur, shtetasi A. L., 37 vjeç, (i cili vuante nga sëmundja e depresionit)”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat