Incident në komision, Alibeaj: Garda nxirreni jashtë zonjën, i kam dhënë vërejtje

Shqipëria

Incident në komision, Alibeaj: Garda nxirreni jashtë zonjën, i kam dhënë vërejtje

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 12:44
Foto nga komisioni

Është tensionuar situata në mbledhjen e komisionit hetimor për zgjedhjet e 15 prillit.

“Kam një vërejtje ndaj administratës mbledhja ka filluar është çelur me kuorum, ju keni detyrat tuaja për të vazhduar transmetimin e mbledhjes kur kryetari i komisionit të deklarojë fundin e saj.

Nëse do merrni urdhra të paligshme për të ndërprerë sinjalin do ushtron të drejtat e mia për gjithkënd nga ju deri në kallëzim penal. Mos u bëni pengesë për vazhdimin. Lush je ti  që vjen këtu e na thua.

Zonjën garda nxirreni jashtë, nuk është deputete dhe ka marrë vërejtje nga kryetari. Garda zbatoni urdhrat e kryetarit”, urdhëron Alibeaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat