Balluku: Kemi gati fondet për shpronësimin nga Unaza e Madhe deri tek tuneli i Llogarasë

Shqipëria

Balluku: Kemi gati fondet për shpronësimin nga Unaza e Madhe deri tek tuneli i Llogarasë

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 14:34
Ministrja Belinda Balluku

Përsa i përket infrastrukturës në vend, ministrja Balluku, pas mbledhjes së qeverisë, u shpreh se ditën e sotme janë kaluar dy projekte tejet të rëndësishme, ai i qytetit të Patosit dhe ai i qytetit të Vlorës, që do ti hapin rrugë vazhdimësisë së projekteve të nisura prej kohësh në këtë qytete.

E pyetur nëse është parashikuar një fond për Unazën e Madhe për shpronësime, ministrja deklaroi se është bërë gati fondi i shpronësimeve duke nisur nga Unaza e Madhe në Tiranë dhe duke përfunduar deri tek tuneli i Llogarasë me qëllim që të mos krijohen vonesa pune në këto projekte kombëtare.

“Fondi i shpronësimeve është një zë i buxhetit por duhet theksuar se edhe këtë vit ndodhet ai zë i alokuar në buxhet dhe tashmë projektligji është miratuar. Sot të gjitha projektet bazohen në studime të mirëfillta dhe kemi një numër të saktë të numrit të shpronësimeve, dhe të ndara nëse janë të legalizuara apo jo, kjo bën që parashikimi të jetë i qartë.

Si cdo projekt tjetër, unaza apo tuneli i Llogorasë janë bërë gati shpronësimet. Të gjithë projektet që do nisen gjatë 2020-22 kanë të parashikuar në buxhet shumën e legalizimeve”, u shpreh Balluku.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat