Emërohen drejtuesit e rinj të disa komisariateve në Qarkun e Tiranës

Shqipëria

Emërohen drejtuesit e rinj të disa komisariateve në Qarkun e Tiranës

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 14:36
Foto ilustrim

Vijojnë lëvizjet në Policinë e Shtetit në kuadër të intensifikimit të luftës ndaj krimit dhe drogës. Këtë të mërkurë janë firmosur disa emërime në Tiranë dhe disa qytete të tjera nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Në Tiranë janë emëruar 5 lëvizje në komisariate. Dy emërime janë bërë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Agim Hoxha dhe Edmond Meshini, me detyrë specialist. Kurse Julian Qyta është emëruar me detyrë shef i Seksionit të Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Tiranë

Ndryshimet kanë prekur edhe komisariatin e Kavajës dhe Shijakut, komisar Sali Skura  është emëruar në krye të Komisariatit Shijak, ndërsa Emiljano Pashaj në Komisariatin e Kavajës.

  1. Bujar Mehmeti – Komisariati nr. 1
  2. Edmond Pjetri – Komisariati nr. 2
  3. Altin Lila – Komisariati nr. 3
  4. Petrit Halo – Komisariati nr. 4
  5. Oliger Torba – Komisariati nr. 5
  6. Sali Skura – Komisariati Shijak
  7. Emiljano Pashaj – Komisariati Kavajë
  8. Agim Hoxha – Specialist në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit
  9. Edmond Meshini – Specialist në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit
  10. Julian Qyta – Shef i Seksionit të Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Tiranë

Kujtojmë se më parë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano prezantoi disa ndryshime dhe emra të rinj.

Ai theksoi se këto ndryshime vijnë në funksion të prioriteteve të reja që ka përcaktuar qeveria shqiptare për Policinë e Shtetit, si dhe me qëllimin për t’i dhënë një impuls të ri personelit policor.

Nano theksoi më tej se këto lëvizje i paraprijnë ndryshimeve të tjera që do të bëhen me drejtuesit e tjerë të policisë në nivel vendor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat