Basha i tërheq ‘veshin’ deputetit të tij: Të lutem mos ofendo! I përgjigjet Braçes: S’kam simpati për ty, por vlerësoj…

Shqipëria

Basha i tërheq ‘veshin’ deputetit të tij: Të lutem mos ofendo! I përgjigjet Braçes: S’kam simpati për ty, por vlerësoj…

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 12:17
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka kërkuar deputetit të PD-së, Ferdinand Xhaferraj që të mos ofendojë fermerët militantë socialistët.

Ai theksoi se ata e kanë hallin dyfish më të madh se militantët demokratë, sepse këta të fundit e dinë që vjen banda dhe i heq nga puna, por ata socialistë nuk kanë se ku të ankohen.

“Zoti Zhaferraj duhet të të tërheq vëmendjen të lutem mos ofendo militantët socialistë fermerë që ngrihen nga gjumi pa gdhirë dhe futen në shtëpi me natë, se e kanë hallin dyfish më të madh. Se tanët e kuptojë, vjen banda i heq nga puna, por hallin më të madh e kanë socialistët se kujt t’i qahen”, tha Basha.

Kjo solli reagimin e deputetit Erion Braçe, të cilit Basha i tha se nuk kishte simpati për të, por vlerësonte koherencën e qëndrimeve të tij.

“Ty kurrë s’të kam pas simpati për qëndrimet politike, por për koherencën e qëndrimeve nuk mund të ankohem, me përjashtim që me vullnetin tënd pranove dezhurnin. Unë kam qenë dhe kam qenë më shpesh se ti te fermerët kohë e fundit. Po ky nga piramidat e gizës nuk na shesh”, tha Basha.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat