Ekzekutuan ish-policin me breshëri plumbash, policia zbulon çfarë lanë pas autorët

Shqipëria

Ekzekutuan ish-policin me breshëri plumbash, policia zbulon çfarë lanë pas autorët

Më: 1 nëntor 2021 Në ora: 10:16
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një makinë e shkrumbuar që dyshohet se i përket autorëve të vrasjes së ish-policit Xhelal Reçi u gjet pak më herët nga policia.

Nga ky automjet u qëllua Reçi mëngjesin e sotëm me armë pranë biznesit të tij në Laç.

Policia gjeti një Toyota të djegur me targa të huaja, e cila u përdor nga autorët dhe më pas iu vu flaka në Milot.

60-vjeçari u qëllua sapo kishte zbritur nga mjeti i tij tip Benz para dyqanit të tij të veshjeve.

Autorët u larguan nga vendngjarja me mjetin në fjalë dhe i vunë flakën pak minuta më vonë në Milot, për të humbur kështu çdo gjurmë të tyre. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat