3 nëntori, dita kur Skënderbeu la betejën e Nishit dhe u nis për Krujë

Shqipëria

3 nëntori, dita kur Skënderbeu la betejën e Nishit dhe u nis për Krujë

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 07:02
Foto ilustrim

Data 3 nëntor 1443 është një datë historike, pasi që Gjergj Kastrioti-Skënderbeu do ta linte betejën e Nishit dhe do të nisej për në Krujë, ku më pas edhe do të luftonte kundër osmanëve për 25 vite me radhë.

Epoka e Skënderbeut e shekullit XV dhe vetë figura e tij ndikoi fuqishëm në jetën shpirtërore të shqiptarëve dhe në rritjen e vetëdijes kombëtare të tyre.

Nën udhëheqjen e Skënderbeut, lufta e shqiptarëve u ngrit në një shkallë më të lartë e më të organizuar dhe shënoi një kthesë vendimtare në zhvillimin politik të Shqipërisë.

Skënderbeu u shndërrua në simbol të luftës për liri e pavarësi.

Ai mbetët heroi më i madh i shqiptarëve dhe themeluesi i shtetit mesjetar shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat