Plagosje me sende të forta dhe vjedhje me dhunë, arrestohen dy persona në Vlorë

Shqipëria

Plagosje me sende të forta dhe vjedhje me dhunë, arrestohen dy persona në Vlorë

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 12:09
Foto ilustrim

Policia e Vlorës ka vënë nën pranga dy persona, njëri prej tyre i akuzuar për vjedhje me dhunë, ndërsa tjetri për plagosjen e një personi.

Policia arrestoi shtetasin S.M. pasi ka goditur me grushta dhe sende të forta një tjetër person. 34-vjeçari akuzohet edhe për prishje të qetësisë publike.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike” shtetasin S. M., 34 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka goditur me grushta dhe sende të forta shtetasin A. K., si dhe ka prishur qetësinë publike”, njofton policia.

Ndërkaq, policia arrestoi edhe shtetasin Th. H., për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, pasi dyshohet se ka vjedhur nën kërcënimin e një thike një shumë lekësh shtetasit A. M.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat