Aksident me pasojë plagosjen e 2 personave, në pranga një 38 vjeçar, procedohet penalisht i riu

Shqipëria

Aksident me pasojë plagosjen e 2 personave, në pranga një 38 vjeçar, procedohet penalisht i riu

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 11:07
Foto ilustrim

Policia e Durrësit ka vënë nën pranga një 38 vjeçar dhe ka proceduar penalisht një tjetër.

Këta dy persona, u përfshinë në një aksident, pasi në aksin rrugorë Ura e Gjoles-Fushë Krujë, ku si pasojë e të cilit kanë mbetur të lënduar 1 pasagjere dhe 1 këmbësor.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Gj. U., 38 vjeç dhe proceduan shtetasin G. X., 21 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi në aksin rrugorë Ura e Gjoles-Fushë Krujë, janë përshirë në një aksident, si pasojë e të cilit kanë mbetur të lënduar 1 pasagjere dhe 1 këmbësor, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Ndërkaq, u procedua penalisht shtetasin F. T., 36 vjeç, banues në Manzë, Durrës, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke transportuar lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat