Nga dhjetori kushte të reja për të gjithë shoferët që do të marrin apo rinovojnë patentën

Shqipëria

Nga dhjetori kushte të reja për të gjithë shoferët që do të marrin apo rinovojnë patentën

Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 14:28
Foto ilustrim

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka njoftuar sot, se nga dhjetori i këtij viti rinovimin e patentës do të jetë i detyrueshëm edhe rifreskimi i njohurive dhe informacioneve më thelbësore mbi sigurinë rrugore.

Shoferët që do të rinovojnë patentën do të duhet që t’u përgjigjen pyetjeve në lidhje me rregullat e qarkullimit rrugor.

Shoferët do të testohen në lidhje me njohuritë dhe informacionet më thelbësore mbi sigurinë rrugore, kujdesin ndaj fëmijëve e pasagjerëve në kabinë, vëmendjen ndaj pedaluesve e këmbësorëve, sjelljen në trafik e në zonat urbane, pikat e nxehta të rrezikut, orientime mbi masat e reja nga ndryshimet në Kodin Rrugor dhe Rregulloren e KRR.

Njoftimi i plotë:

Çdo vit rreth 100 mijë qytetarë rinovojnë lejëdrejtimin! Nisur nga numri gjithnjë në rritje i përdoruesve të rrugës, ndryshimet në aktet ligjore shqiptare e direktivat europiane dhe nevoja për përditësim të drejtuesve të mjeteve rrugore, në rritje, DPSHTRR nga dhjetori 2021 (muaj me fluks të lartë aplikimesh edhe nga ardhja e shumë emigrantëve) do të nisë ofrimin e DETYRUAR të freskimit të njohurive dhe informacioneve më thelbësore mbi sigurinë rrugore, kujdesin ndaj fëmijëve e pasagjerëve në kabinë, vëmendjen ndaj pedaluesve e këmbësorëve, sjelljen në trafik e në zonat urbane, pikat e nxehta të rrezikut, orientime mbi masat e reja nga ndryshimet në Kodin Rrugor dhe Rregulloren e KRR (VKM153), risitë nga Automotorizimi Shqiptar, ARSH, Siguracionet, Policia Rrugore, Ndihma e Parë, bashkitë, importimi i mjeteve rrugore e detyrime/të drejta!

Një broshurë me detyrimin e njohjes dhe nënshkrimin e marrjes dijeni, falas (që do të publikohet edhe online), përgatitur nga profesionistë të fushës, një intervistë e shkurtër verifikuese dhe një apel-kujtesë për historikun e masave/gjobave të marra nga personi, do të jenë RISIA e këtij fundviti për të gjithë aplikantët që do të rinovojnë,,dublikojnë apo do t’u rilëshohet lejedrejtimi pranë sporteleve të DPSHTRR.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat