Lirohet nga detyra perfekti i Elbasanit Spiro Maliqi, ja kush e zëvendëson

Shqipëria

Lirohet nga detyra perfekti i Elbasanit Spiro Maliqi, ja kush e zëvendëson

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 20:23
Spiro Maliqi

Spiro Maliqi, prefekt i Qarkut të Elbasanit është liruar nga detyra.

Në vend të tij është emëruar Majlinda Perriu. Ky vendim u mor ditën e sotme nga Këshilli i Ministrave.

Vendimi:

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË ELBASANIT

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Z. Spiro Maliqi, prefekt i Qarkut të Elbasanit, lirohet nga kjo detyrë.

2. Znj. Majlinda Perriu emërohet prefekt i Qarkut të Elbasanit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat