A mund të ndahet PD dhe a do të përjashtohet Berisha/ Basha jep fjalën e tij

Shqipëria

A mund të ndahet PD dhe a do të përjashtohet Berisha/ Basha jep fjalën e tij

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 21:49
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha flet me siguri se forca që ai drejton nuk do të ndahet në 2 pjesë për shkak të përplasjes me ish-kryetarin Sali Berisha.

“Nuk rrezikon aspak sepse PD-ja ka qenë bashkë në Ligjin për Dekriminalizimin, PD-ja është bashkë. Jo në qëllimet që e bashkojnë PD-në. PD-ja është një familje që bashkohet nga qëllimet, nga vlerat, nga parimet, nuk është një formacion mbrojtës ndaj kujtdo individi, qoftë ky Sali Berisha apo Lulzim Basha” – tha kreu i PD-së.

Por a do të firmosë Basha një vendim për përjashtimin e Sali Berishës nga PD-ja? Kreu i selisë blu thotë se do të zbatojë statutin për këdo që e shkel atë.

“Unë e kam thënë në ditën time të parë si kryetar i PD-së dhe dua ta përsëris: nuk kam përjashtuar dhe nuk përjashtoj askënd nga PD-ja, nuk mbaj askënd me zor në PD, por një gjë të jetë e qartë si drita e diellit, statuti që na bashkon, që na mban bashkë, do të zbatohet.

Vijat e kuqe nuk i përcakton kryetari i PD-së, i përcakton Statuti i PD-së dhe çdo akt, veprim apo qëndrim që bie ndesh interesave elektorale dhe politike të PD-së, që shkel mbi sakrificën e demokratëve për interesat personale të çdokujt, pa diskutim dhe pa më të voglin hezitim, do të marrë përgjigjen që përcakton statuti” – tha Basha në një intervistë në Report TV.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat