Konflikti me viktima në Velipojë/ Rama: Të mos përsëriten situata dramatike, plazhet të ndahen me kritere strikte!

Shqipëria

Konflikti me viktima në Velipojë/ Rama: Të mos përsëriten situata dramatike, plazhet të ndahen me kritere strikte!

Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 13:39
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, ndërsa foli për pastrimin e mbetjeve në një takim me kryetarët e bashkive dhe prefektët, tha se bizneset duhet të paguajnë më shumë për pastrimin.

Rama theksoi se gjobat e larta e ulin më shumë problemin, ndërsa u shpreh se gjobat nuk janë taksa, por një ndëshkim.

I ndalur tek qytetet bregdetare, Rama tha se ndarja e plazheve duhet bërë me kritere strikte për të mos pasur një tjetër rast si ngjarja e rëndë e ndodhur para një viti.

Kujtojmë se në Velipojë pas një debati për disa metra territor plazh u vranë 4 persona dhe 2 të tjerë mbetën të plagosur.

“Ndarja e plazheve duhet të bëhet me kritere shumë strikte dhe duhet të mbarojë historia e atyre që vijnë nga ana tjetër e vendit për të marrë plazhe. Hotelet që janë në vijën e parë kanë të drejtë ta shfrytëzojnë përkundër taksës që i paguajnë bashkisë. Pasi krijohen situata dramatike siç ndodhi vjet. Bashkitë bëjnë ndarjen , duhet të garantojnë njerëzit që janë kontribuuesit e tyre. Kriteret duhet të jenë të mirë përcaktuara. Asnjë numër koshash nuk përballon dot fluksin e mbetjeve nëse nuk ka ndarje. Besoj që bizneset në bregdet duhet të taksohen me shumë për pastrimin. Problematika me serioze nuk e krijojnë familjet, por bizneset sepse kanë një volum mbetjesh që nuk ka kazan që i mban. Zgjidhja në teori është e thjeshtë. Po të ecësh një orë në Paris është mbushur me thasë se sepse bizneset kanë një orë të caktuar ku duhet të nxjerrin thasët e zi. Nuk ka shans që një biznes të marrë thasët e vet e ti çojë tek kazani sepse aty krijohet kolapsi që shohim në qytetet tona. Bizneset duhet të paguajnë më shumë për pastrimin”, tha më tej Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat